Posts

Tregimi i djaloshit të verbër

Image
  Një djalosh i verbër ishte ulur në shkallët e një ndërtese me kapelë në dorë, ndërsa afër tij mbante një letër ku shkruante: “Unë jam i verbër, ju lus për ndihmën tuaj.” Në kapelë kishte vetëm disa monedha… Një njeri kaloi aty pari dhe e vërejti djaloshin. Nxori disa monedha nga xhepi dhe i la në kapelën e djaloshit. Më pas morri letrën, e ktheu në anën e kundërt, shkroi diçka dhe e la ashtu që kalimtarët t’i shihnin fjalët që i shkroi ai. Shumë shpejt kapela filloi të mbushej. Shumë më shumë njerëz hidhnin të holla në kapelën e djaloshit të verbër. Atë pasdite, njeriu i cili ndryshoi fjalët e djaloshit, erdhi të shoh se si shkojnë punët. Djaloshi i njohu hapat e tij dhe e pyeti: “A je ti ai i cili sot në mëngjes ndryshoi fjalët në letrën time? Më trego çfarë ke shkruar?” “Unë vetëm e shkrova të vërtetën”, tha njeriu. “Shkrova atë që kishe shkruar ti, por në një mënyrë tjetër. – Sot është një ditë e bukur, por unë nuk mund ta shoh.” A mendoni se shkrimi i parë edhe ai i dytë flas...

OPERACIONI I NJË HAFËZI TË KURANIT

Image
  Një mjek nga Kajro i ishte betuar Dr. Muhamed Hasanit duke i thënë: Shejh Muhamed, gjëja më e çuditshme që kam parë në jetën time është rasti i një hafëzit të Kuranit, i cili erdhi në spital për t’u operuar. Ai i kishte tejkaluar të gjashtëdhjetat, mjekra e tij ishte e thinjur, kurse fytyra i ndriçonte dhe i shkëlqente. Kur i veshi rrobat e operimit, filloi të qajë dhe i thashë: “Pse po qan? Ti je hafëz i Kuranit, fytyra jote po shkëlqen, ti je imami ynë.” “O biri im, pasha Allahun, unë nuk qaj nga frika e vdekjes apo nga frika e operacionit”, më tha ai. “SubhanAllah! Po pse po qan?” i thashë unë. “U interesova se sa do të zgjasë operimi dhe më thanë se ka mundësi të zgjatë më shumë se katër orë.” “Po. Ka mundësi të zgjatë katër, pesë apo gjashtë orë.” “Falënderimi i takon Allahut!”, tha plaku. “A je i frikësuar?” e pyeta unë, kurse ai e mohoi këtë. “Mirë, atëherë përse po qan?” “Pasha Allahun, po qaj se sot nuk do të mundem ta lexoj pjesën e Kuranit që e kam të caktuar”, u përgj...

VESVESET E SHEJTANIT DHE MBROJTJA PREJ TIJ

Allahu,  azze ue xhel , thotë:  “Kur dëshiron të lexosh Kur’anin, kërko mbrojtjen e Allahut kundër djallit të mallkuar, sepse, në të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre. Pushteti i djallit është vetëm mbi ata, që i binden atij dhe adhurojnë zota të tjerë veç Allahut ”.  (En-Nahl: 98-100) Allahu njeriut ia krijoi një armik i cili ushqen armiqësi të egër ndaj birit të Ademit. Ky armik ec nëpër trupin e birit të Ademit sikur se gjaku dhe ka ndikim të madh dhe shumë hyrje deri tek zemra dhe gjoksi i njeriut. Ky armik është shejtani, të cilin Allahu e ngarkoi me një detyrë që ta shoqërojë të birin e Ademit prej lindjes e deri në vdekje. Shejtani njeriut tanë kohën i bën vesvese, kurthe, mëkatin ia zbukuron dhe parafytyron në mendjen e tij derisa kjo ngjall pasion, pastaj pasioni ngjall ide, ideja ngjall epsh, epshi ngjall dëshirë, dëshirë kjo e cila ia bën të harron dëmin dhe dënimin e mëkatit, para syve nuk sheh tjetër ve...

RËNDËSIA E VIZITËS TEK MJEKU I ZEMRËS (KARDIOLOGU) Dr.Gojart Xh. PLLANA MD – Specialist i Kardiologjisë

Image
    RËNDËSIA E VIZITËS TEK MJEKU I ZEMRËS (KARDIOLOGU)    Padyshim se sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të mbeten një nga shkaqet kryesore të vdekjes në pothuaj mbarë botën.  Kur bëhet fjalë për sëmundjet kardiovaskulare, ekzistojnë shkaqe të cilat thjeshtë nuk varen nga ne, por me ndryshimin e disa veseve apo zakoneve tona, mund t’i vijmë në ndihmë vetes duke bërë që të reduktohet rreziku i shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare. Gjëja e parë bazë të cilën duhet të mbani mend, është kryerja e kontrolleve të rregullta kardiologjike, madje edhe atëherë kur nuk keni asnjë problem.  MOS I ANASHKALONI DHIMBJET NË KRAHËROR  ♦️ Me siguri, shumë shpesh ju ka ndodhur që të ndjeni dhimbje në kraharor (gjoks), dhe zakonisht kjo dhimbje i atribuohet fjetjes jo të mirë, qëndrimit tuaj nëpër ambiente ku ju fryn era nga të gjitha anët, apo dhimbjeve të forta gastrike (të stomakut). Asnjëherë mos e lini pas dore shfaqjen e dhimbjes në kraharor, ajo mund të jetë një...

Me këtë datë fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

Image
  Edhe pak javë na ndajnë nga muaji i shenjtë i Ramazanit. Bazuar në kalendarin mysliman agjërimi fillon me datën 12 prill, ditën e hënë. Të gjithë besimtarët e fesë islame do të agjërojnë për 30 ditë rresht, gjithsej i bije 1 mijë e 441 orë. Muaji i shenjtë i Ramazanit do të përfundojë më 11 maj, ditë e martë. Gjatë muajit të Ramazanit, myslimanët janë të obliguar të agjërojnë çdo ditë nga agimi deri në perëndim të diellit. Agjërimi i Ramazanit është një nga pesë shtyllat e Islamit.

Nxito për në Xhu’ma i pari, pasi i Derguari a.s ka thënë: “Kush hyn i pari ditën e Xhu’ma..!

Image
  VLERA E MADHE E DITËS SË XH’UMA (PREMTE)! Siç urdhëron Krijuesi i gjithësisë në Librin e Tij fisnik: “O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhum’a, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.”-Xhum’a 9 Dita e xh’uma është ditë e madhe edhe për melekët e Zotit. Profeti a.s ka thënë: “Kur vjen dita e xh’uma, mel’ekët vijnë në dyert e xh’amive dhe regjistrojnë besimtarët në regjistrat e tyre njërin pas tjetrit. Kush hyn i pari në xh’ami ditën e xhu’ma, regjistrohet me emrin e tij dhe i shkruhet për sevap, sikur ka bërë kurban një deve. Kush vjen pak më vonë, shkruhet emri i tij sikur të ketë bërë kurban një lopë. Kush vjen pas tij, llogaritet sikur ka bërë kurban një dash. Atij që vjen më pas, i shkruhet sikur ka bërë ku’rban një pulë. Kush vjen pas tij i shkruhet sikur ka dhënë sa’daka një vezë. Pastaj në momentet që hatibi ngjit shkallët e minberit, ata i...

DISA FJALË DREJTUAR MJEKËVE DHE TË SËMURËVE

  O robër të Allahut, frikojuni Allahut me devotshmëri të vërtetë! Devotshmëria ndaj Allahut është vepra më e mirë, kurse largimi nga ajo, është shpresa më e keqe! O muslimanë, dynjaja është vend i veprimit dhe i sprovave. Nuk shpëton njeri në të nga e liga dhe nga sëmundja, e cila njeriun e dobëson dhe gjendjen ia ndryshon. Sprovat në të janë begati, dhe sëmundja dhe vështirësitë përgëzim, kurse Allahu nëpërmjet sprovave mëshiron, dhe nëpërmjet begative sprovon. Sa nga begatitë nëse Allahu ia dhuronte robit do t’i bëheshin sëmundje, edhe pse robi i do ata, dhe sa nga ata që u privuan nga begatitë, privimi për ta ishte mëshirë:  “ Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini ”  .  (El-Bekare: 216) Belatë janë adresa e dashurisë dhe rruga për në Xhenet. I Dërguari i Allahut,  lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të , ka thënë:  “Madhështia e shpë...