Tregimi i djaloshit të verbër

Image
  Një djalosh i verbër ishte ulur në shkallët e një ndërtese me kapelë në dorë, ndërsa afër tij mbante një letër ku shkruante: “Unë jam i verbër, ju lus për ndihmën tuaj.” Në kapelë kishte vetëm disa monedha… Një njeri kaloi aty pari dhe e vërejti djaloshin. Nxori disa monedha nga xhepi dhe i la në kapelën e djaloshit. Më pas morri letrën, e ktheu në anën e kundërt, shkroi diçka dhe e la ashtu që kalimtarët t’i shihnin fjalët që i shkroi ai. Shumë shpejt kapela filloi të mbushej. Shumë më shumë njerëz hidhnin të holla në kapelën e djaloshit të verbër. Atë pasdite, njeriu i cili ndryshoi fjalët e djaloshit, erdhi të shoh se si shkojnë punët. Djaloshi i njohu hapat e tij dhe e pyeti: “A je ti ai i cili sot në mëngjes ndryshoi fjalët në letrën time? Më trego çfarë ke shkruar?” “Unë vetëm e shkrova të vërtetën”, tha njeriu. “Shkrova atë që kishe shkruar ti, por në një mënyrë tjetër. – Sot është një ditë e bukur, por unë nuk mund ta shoh.” A mendoni se shkrimi i parë edhe ai i dytë flas...

DJALOSHI QË E FILLOI NAMAZIN NË MOSHËN SHTATË VJEÇARE


 Rrëfehet për një francez, që ishte bërë mysliman, se e kishte një djalë gjashtë vjeçar. Ditën kur i mbushi të shtatat, prindi i thirri shokët e të birit në shtëpi pa mos i treguar paraprakisht të birit. Kur i erdhën shokët në shtëpi, i biri u habit. Nuk e dinte se ajo ditë ishte dita që i mbush të shtatat. E pyeti prindin dhe i tha:

– Pse shtëpia është stërmbushur me shokët e mi?
Prindi u përgjigj:
– Biri im, sot është dita kur i arrite të shtatat. Ky vit është viti kur ti do të fillosh ta falësh namazin, me lejen e Allahut! Kjo ditë është dita e parë që do të fillosh me namaz. Për këtë arsye edhe të erdhën shokët, të të urojnë për këtë mirësi të madhe e cila është para teje.
I biri u emocionua shumë nga këto fjalë dhe nga kjo pamje, derisa thellë në zemrën e tij depërtoi një dashuri e madhe për namazin.
Tash i biri është trembëdhjetë vjeçar. Prej asaj dite kur i mbushi të shtatat nuk e la asnjë namaz obligator.
Sa metodë të mirë që përdori prindi për fëmijën dhe arriti t’ia mbjellë dashurinë ndaj namazit në atë moshë të re!
E jona si mysliman mbetet të përdorim metoda të ndryshme që t’ua mbjellim fëmijëve tanë namazin në zemrat e tyre dhe ato metoda t’i përdorim me urtësi, butësi dhe mençuri!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Comments