Tregimi i djaloshit të verbër

Image
  Një djalosh i verbër ishte ulur në shkallët e një ndërtese me kapelë në dorë, ndërsa afër tij mbante një letër ku shkruante: “Unë jam i verbër, ju lus për ndihmën tuaj.” Në kapelë kishte vetëm disa monedha… Një njeri kaloi aty pari dhe e vërejti djaloshin. Nxori disa monedha nga xhepi dhe i la në kapelën e djaloshit. Më pas morri letrën, e ktheu në anën e kundërt, shkroi diçka dhe e la ashtu që kalimtarët t’i shihnin fjalët që i shkroi ai. Shumë shpejt kapela filloi të mbushej. Shumë më shumë njerëz hidhnin të holla në kapelën e djaloshit të verbër. Atë pasdite, njeriu i cili ndryshoi fjalët e djaloshit, erdhi të shoh se si shkojnë punët. Djaloshi i njohu hapat e tij dhe e pyeti: “A je ti ai i cili sot në mëngjes ndryshoi fjalët në letrën time? Më trego çfarë ke shkruar?” “Unë vetëm e shkrova të vërtetën”, tha njeriu. “Shkrova atë që kishe shkruar ti, por në një mënyrë tjetër. – Sot është një ditë e bukur, por unë nuk mund ta shoh.” A mendoni se shkrimi i parë edhe ai i dytë flas...

METODA PËR SHËRIMIN E DEKOCENTRIMIT NË NAMAZ

 1- Ta kujtosh lartëmadhërinë e Allahut, azze ue xhel-le.

Para se ta falësh namazin, duke thirr ezani, a ke menduar ndonjë herë se Allahu të thërret të takoheni në namaz?!

2- Vendosmëria e fortë dhe përqendrimi në namaz, ashtu që Allahu të pranoj atë (namazin) dhe kërkimi i mbrojtjes së Allahut, nga djalli.

3- Në namaz jemi në bisedë me Allahun, andaj të mos e falim atë vetëm për ta kryer obligimin, por kur lexojmë kaptinën Fatiha (Elhamin) të ndihemi se jemi duke biseduar me Allahun.

4- Meditimi i kuptimeve dhe çdo fjalë gjatë namazit me zemër, mendje dhe gjuhë. Allahu ka thënë: “Ata të cilët

janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit”. (Mu’minun, 2)

5- Mos shikimi drejt qiellit. Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Ata të cilët i ngritin shikimet e tyre drejt qiellit – gjatë

namazit, duhet t’i japin fund kësaj vepre, ose në të kundërtën nuk do të shikojnë më.”

6- Mos lëvizjet, sepse Allahu vendos fytyrën e Tij përballë fytyrës se namazliut derisa (namazliu) nuk lëviz.

7- Mos hapja e gojës, sepse ajo është nga djalli, e sidomos në namaz.

8- Mos vesvesja në abdest dhe numrin e rekateve, por të kërkojë mbrojtjen e Allahut nga djalli, dhe të plotësojë

namazin e tij.

9- Mos ulja dhe ngritja e zërit shumë, por e bënë aq sa ta dëgjojë veshi i tij. Allahu ka thënë: “E ti mos ngrit zërin

(duke lexuar) në namazin tënd, por as mos e ul tepër në të, e mes kësaj kërkoje një rrugë mesatare”.

Isra 110

10- Përsosmëria e namazit edhe atë duke plotësuar çdo rukn, vaxhib apo sunnet brenda namazit.

Përktheu: Valdet Kamberi

Comments

Popular posts from this blog

RËNDËSIA E VIZITËS TEK MJEKU I ZEMRËS (KARDIOLOGU) Dr.Gojart Xh. PLLANA MD – Specialist i Kardiologjisë

VESVESET E SHEJTANIT DHE MBROJTJA PREJ TIJ

Tregimi i djaloshit të verbër